Gërdeci/ Pinari: Urdhri që doli nga FA, kishte devijim VKM-je, na detyronte që transporti të paguhej nga MEICO

schedule13:10 - 10 Janar, 2024

schedule 13:10 - 10 Janar, 2024

Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu dëshmoi Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore në Ministrine e Mbrojtjes, MEICO. Pinari tha se Petrick Henry e ka njohur përmes rrugëve elektronike në vitin 2005-2006.

“MEICO ishte pika e parë e kontaktit për të blerë stokun e jashtëzakonshëm të monicionit që kishte ushtria. Në vitin 2002 falë një vendimi të qeverisë u listuan nëpër panaire mallra, municione që të shiteshin. Patrick Hemry ka ardhur në fillim të vitit 2006. Na ka prezantuar një projekt të tij për të bërë demontim industrial duke ofruar teknologjinë që kishte. Demonstroi makineritë që dispononte. Ishte i interesuar për gëzhojat që kishin material tunxhi. Kërkonte të dhënat për këto municione në listën prej 102 tonësh që ka i kishte vënë në dispozicion për të shkatërruar apo demontuar ushtria. Janë këmbyer rreth 10-12 emaile për mënyrën se si do bëhej ky proces. Patrick thoshte “ju po i digjni kot këto municione sepse mund ti shisni”. Ka vizituar repartet ushtarake duke propozuar të mos digjeshin por ti viheshin në dispozicion ato me tunxh që ai të mund ti demontonte. Ka qenë vera e 2006, që MEICO i paraqiti propozimin ministrisë së Mbrojtjes. Në një dokument të 27 dhjetorit 2006, zyra e sekretarit të përgjithshëm të MM, i kërkon MEICO-s, një situatë mbi interesin e shitjes së këtyre municioneve. Patrick përmendi edhe një kompani të krijuar nga vetë ai “Alba Demil” me dy ortakë, Patrick Henry dhe Mihal Delijorgji. Këtë të fundit e njoh prej 1993, se si janë vetë ata nuk e di, nuk refuzoj t’iu përgjigjem pyetjeve por nuk e mbaj pasi ka kaluar kohë e gjatë. Kam vuajtur 4 vjet burg për këtë çështje. Kam rezervat e mia për atë proces gjyqësor. Patrick Henry i interesonte gëzhoja e tunxhit që në MM ishte raportuar 400 milion të tillë. Se si është përzgjedhur kompania amerikane SAC, nuk është bërë nga ne as nga MM por Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Shumë fishekë me gëzhojë tunxhi të raportuara, rezultuan se ishin të veshura dhe u refuzuan nga SAC. Nga parashikimi fillestar prej 400 milion fishekësh rezultuan më pak. Ishte menaxhim skandaloz i ushtrisë. Urdhëri që doli nga FA, kishte devijimi VKM-ja, na detyronte që transporti të paguhej nga MEICO, udhër absurd i FA. Pavarësisht se transporti vijonte, në MEICO, nuk ka ardhur asnjë faturë. Unë mendova që kjo do e shkatërronte MEICO-n, dhe nuk kemi bërë reagim te MM, s’kemi pyetur fare se si është përcaktuar pika e demontimit në Gërdec. Nuk e di nëse MM, ishte apo jo në dijeni të “Alba Demil”. Kur është bërë kontrata me SAC, i kam kërkuar specialistëve të mi licencën. Ky aktivitet demontimi as në Amerikë nuk licensohej dhe deri në 2009 ky lloj aktiviteti nuk parashikohej në legjislacionin shqiptar. Edhe në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës, demontimi bëhej me urdhër të Shtabit. Ky i fundit bënte inspektimin por nuk kishte licencë. Në atë periudhë po punonim për hartimin e një ligji për licencimin e kompanive demontuese”.

Ylli Pinari i pyetur nga Fatmir Mediu nëse ai kishte dijeni që ish-ministri kishte njohje me Mihal Delijorgjin.

Ylli Pinari: “Këtë se dini ju, nga ta di unë”

Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?

Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.

Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?

Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhek leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!