Këngëtari iranian i popit Mehdi Yarahi, i cili u arrestua dhe më pas u lirua me kusht për publikimin e një kënge kundër detyrimit që gratë të mbajnë shami, është dënuar me burg, njoftoi këtë të martë avokati i tij.
Artisti 42-vjeçar u arrestua në fund të gushtit nga autoritetet iraniane pasi lëshoi një këngë duke vënë në dyshim detyrimin që gratë të veshin shaminë. Ai u lirua më vonë me kusht pasi u mbajt për gati dy muaj në burgun Evin të Teheranit.
“Klienti im, Mehdi Yarahi, u dënua gjithsej me dy vjet e tetë muaj burg dhe 74 kamxhik” nga një gjykatë e shkallës së parë, tha avokati i Zahra Minouei në një postim në X.
Këngëtari kishte publikuar këngën “Rusarito” (“Shamia jote” në persisht) në përvjetorin e vdekjes së të resë kurde iraniane Mahsha Amini, e cila vdiq në shtator 2022 pasi u arrestua nga policia e moralit me akuzën se dhunoi kodi i rreptë i veshjes i vendosur për gratë.
Yarahi kishte publikuar këngën dhe videoklipin e saj tre-minutësh në favor të “përdorimit fakultativ të shamisë”, duke ia kushtuar atë “grave të guximshme iraniane” që iu bashkuan valës së protestës./abcnews.al