Tjetër incident në Shtëpinë e Bardhë, makina përplaset me gardhin rrethues

schedule09:04 - 9 Janar, 2024

schedule 09:04 - 9 Janar, 2024

Një makinë është përplasur me gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara duke ngritur në këmbë policinë e Uashingtonit dhe shërbimet sekrete që sigurojnë zonën.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet është përplasur me gardhin e godinës historike teksa drejtuesi i tij është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Zëdhënësi i shërbimeve sekrete, Anthony Guglielmi deklaroi për mediat se ende nuk dihet dinamika e kësaj ngjarje, teksa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për të zbuluar qëllimet e tij.

Presidenti Joe Biden nuk ishte në ndërtesë kur ndodhi incidenti. Shërbimet e sigurisë nuk kanë sqaruar deri më tani nëse bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë apo një tentativë sulmi kundër ndërtesës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!