Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë është regjistruar këtë të hënë në pjesën jugore të Filipineve, njofton Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë së vendit. Epiqendra ndodhet në zonën detare në lindje të ishullit Sarangani dhe thellësia llogaritet në 76 kilometra.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.7, ndërsa Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) raporton një tërmet prej 6.8.
[EMSC] M4.1 Jan-08 21:24:28 UTC, MINDANAO, PHILIPPINES, Depth:60.0km, https://t.co/Ip5hIM9CVo #quake pic.twitter.com/7e8SuMXXPd
— Earthquakes (@earthquakesApp) January 8, 2024
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Filipinet, siç raportohet nga APE – MPE, ndodhen në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” e Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik./abcnews.al