Kishin ngecur në borë, zhbllokohen dy automjetet në Korçë, pasagjerët dalin pa u lënduar

schedule17:28 - 8 Janar, 2024

schedule 17:28 - 8 Janar, 2024

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës në Vithkuq një ditë më parë ka bllokuar dy automjete Xhipa të cilët kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë. Njëri nga Xhipat ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal duke u bllokuar, brenda tij kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh të cilët ja dolën të dalin nga mjeti pa u lënduar. Ndërsa Xhipi i dytë që udhëtonin 13 persona të tjerë ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit.

Ndërkohë që edhe borëpatruesja e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës. Vetëm këtë të hënë me dy borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i automjetit Xhip dhe borëpastruese të bllokuara të dielën./abcnews.al