Jadon Sancho nuk ishte pjesë e Dortmundit në derbin e së shtunës kundër Gladbahut. Mungesa e tij nuk u ndje shumë për fat të mirë, pasi mendoi Reus për t’i dhënë fitoren verdhezinjve.
Talenti anglez u rikthye me vonesë nga grumbullimi me kombëtaren angleze dhe trajneri Favre nuk e fali. Zviceriani vendosi ta linte jashtë ndeshjes së kampionatit, teksa ka ardhur edhe reagimi i drejtuesve të klubit gjerman.
AS raporton se Dortmundi ka gjobitur 19-vjeçarin me 100 mijë euro. Kjo nuk është hera e parë që anësori ofensiv e bën diçka të tillë dhe klubi ka zgjedhur të vendosë një gjobë të majme. Sancho është rikthyer në ekip dhe është i gatshëm për duelin e Championsit në “San Siros” kundër Interit. /abcnews.al