Kanë përfunduar pesë ndeshjet që po zhvilloheshin aktualisht në FA Cup, ku skuadrat si Newcastle United dhe Leicester City kanë siguruar plasmanin në 1/16-ën e kësaj gare.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Stadium of Light”, Newcastle e ka mposhtur Sunderlandin 3:0.
Një autogol nga Daniel Ballard (minuta e 35’) dhe golat nga Alexander Isak (minuta e 46’ dhe minuta e 90’) i siguruan fitoren sot Newcastle.
Po ashtu, fitore sot shënoi edhe Leicesteri, i cili e mposhti skuadrën e Milwall me rezultat të ngushtë 3:2.
Rezultatet e deritanishme:
AFC Wimbledon 1:3 Ipswich
Coventry 6:2 Oxford United
Maidstone 1:0 Stevenage
Milwall 2:3 Leicester City
Sunderland 0:3 Newcastle United/ h.ll/abcnews.al