GAZA– Dhjetëra persona kanë marrë pjesë në protestën në Tel Aviv kundër luftës në Gazë. Protestuesit kanë bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Në luftën mes Izraelit dhe Gazës janë vrarë më shumë se 22 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre janë gra dhe fëmijë.
Izraeli ka premtuar se do ta shkatërrojë Hamasin pas sulmit të 7 tetorit, gjatë të cilit militantët vranë më shumë se 1 mijë e 200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.