Shefi i Hezbollahut të Libanit, Hassan Nasrallah tha në një fjalim se grupi kishte kryer rreth 670 operacione ushtarake në kufirin Liban-Izrael që nga 8 tetori.
Nasrallah shtoi se Hezbollahu shkatërroi “një numër të madh automjetesh dhe tankesh izraelite”.
Më shumë se 76,000 njerëz janë zhvendosur në Liban për shkak të luftimeve midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollah përgjatë kufirit izraelito-libanez.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) përshkallëzimi ka zhvendosur 76,018 njerëz, kryesisht në jug të Libanit në kufi me Izraelin.
Sipas raportit, më shumë se 80% e libanezëve të zhvendosur po qëndrojnë me të afërmit dhe vetëm 2% janë vendosur në 14 strehimore në jug të vendit, kryesisht në qytetin bregdetar të Tiros dhe rajonin Hasbaya./abcnews.al