Anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USNS Trenton” (T-EPF 5) ka mbërritur në Portin e Durrësit.
Në një lidhje me “Shqipëria Sot”, gazetari Leonidha Musai ka theksuar se ajo është një nga anijet transportuese më të shpejta që ka Marina Amerikane.
Ai ka zbuluar se qëllimi i kësaj anije është për të nxjerrë në pah partneritetin mes dy vendeve.
“Gjatë pasdites së të enjtes, marinarët kanë vizituar amfiteatrin, muzeu arkeologjik që po kryen restaurime dhe pika të tjera të rëndësishme.
Dihet që shqiptarët janë mikpritës ndaj shtetas të huaj dhe veçanërisht ndaj shtetas amerikanë, që kanë një admirim të veçantë”, u shpreh gazetari ndër të tjera./abcnews.al