“Zonja e Vjetër” në kërkim të një bilete çerek-finaleje, pubilkohen formacionet e sfidës Juventus-Salernitana

schedule20:16 - 4 Janar, 2024

schedule 20:16 - 4 Janar, 2024

Në orën 21:00, “Bardhezinjtë” e Juventus presin në “mitikun” e Torinos, “Allianz Stadium”, skuadrën e Salernitana, në përballjen e fundit të vlefshme për raundit të 1/16-ve, të Kupës së Italisë, ku padyshim objektivi kryesor i skuadrës së teknikut, Massimiliano Allegri është sigurimi i një vendi në çerek-finalet e këtij kompeticioni.

Përsa i përket formacioneve, “Zonja e Vjetër” është rreshtuar në fushë, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Perin e para tij në mbrojtje, Federico Gatti, Daniele Rugani e Danilo. Në krahët e mesfushës janë Cambiaso e Illing Junior, me qendrën që mbulohet nga Miretti, Locatelli e Adrien Rabiot, ndërsa në sulm është vendosur dyshja Federico Chiesa e Arakdiusz Milik.

Në krahun tjetër, tekniku Filippo Inzaghi i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Fiorillo e para tij Daniliuc, Lovato e Bronn. Në mesfushë janë vendosur Stewart, Maggiore e Legowski e Sambia. Më të avancuar janë Tchaouna e Botheim, ndërsa në sulm është vendosur i vetëm nigeriani, Ikwuemesi.  /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: