Osmani pas takimit me Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm

schedule14:49 - 4 Janar, 2024

schedule 14:49 - 4 Janar, 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti të enjten në një takim ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron. Presidenca njoftoi se diskutuan për raportet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, bashkëpunimin, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Osmani falënderoi Cameron për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen diplomatike në procesin e integrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Ajo ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe, si hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!