Izraeli bastis kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, 120 të arrestuar

schedule14:16 - 4 Janar, 2024

schedule 14:16 - 4 Janar, 2024

Forcat izraelite bastisën shtëpitë në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor, duke arrestuar qindra njerëz të dyshuar për aktivitete militante.

Sipas banorëve, forcat izraelite arrestuan të paktën 120 persona dhe shkatërruan tre shtëpi, duke përfshirë një që i përkiste një anëtari të Brigadave Tulkarem, një grup militant i armatosur i lidhur me fraksionin palestinez Fatah.

“Forcat e IDF-së vazhdojnë të operojnë, së bashku me forcat e tjera izraelite të sigurisë, në një operacion të gjerë për të eleminuar terrorizmin në kampin e refugjatëve Nour al-Shams”, tha ushtria në një deklaratë.

/abcnews.al