Mesazhi i Bundestagut për Shqipërinë, Bardhi: I qartë, pa plotësuar kushtet s’ka negociata

schedule20:59 - 20 Tetor, 2019

schedule 20:59 - 20 Tetor, 2019

Partia Demokratike e lexon ndryshe nga mazhoranca mesazhin e përcjellë nga grupet parlamentare të CDU/CSU në Gjermani. Në një reagim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi falenderoi Bundestagun gjerman për mbështetjen ndërkohë që kujtoi se pa plotësuar kushtet, Shqipëria nuk do të mund të çele negociatat.

“Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat. Koha e propagandës ka mbaruar! Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës”, thotë në reagimin e tij, numri dy i PD, Gazmend Bardhi.

Dy përfaqësuesit e lartë gjermanë kërkuan që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë me reformat, duke premtuar mbështetje për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian./ABC News Albania 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!