Atletico Madrid është interesuar për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit të Napolit, Amir Rrahmani.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i sportit, Giovanni Scotto për “Radio Kiss Kiss Napoli”. Ai tha se Rrahmani është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës spanjolle, Diego Simeone. Ai ka treguar se Simeone e ka ndjekur nga afër ndeshjen e Champions League Real Madrid dhe Napolit.
“Colchoneros” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit dhe lojtari kosovar shihet si i duhuri./h.ll/abcnews.al