Mbyllet ambasada franceze në Niger, shkak marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve

schedule22:04 - 2 Janar, 2024

schedule 22:04 - 2 Janar, 2024

Ambasada franceze në Niger do të qëndrojë zyrtarisht e mbyllur “deri në njoftimin e mëtejshëm” dhe do të vazhdojë aktivitetet e saj nga Parisi, njoftoi këtë të martë Ministria e Punëve të Jashtme franceze. Parisi kishte njoftuar se po mbyllte ambasadën e tij në Niamey pak para Krishtlindjeve.

Ambasada franceze në Niger tani është e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Praktikisht, prej pesë muajsh, ambasada jonë është përballur me pengesa serioze që e kanë bërë të pamundur kryerjen e misionit të saj: bllokadë e ambasadës, kufizimi i lëvizjes së punonjësve dhe riatdhesimi i të gjithë stafit diplomatik që do të punonte në Niger”, thuhet në deklaratën nga Qendra Orse.

Mbyllja e ambasadës, një masë jashtëzakonisht e rrallë, u vendos së bashku me tërheqjen e trupave të fundit franceze të dislokuara në Niger si pjesë e luftës kundër terrorizmit. Forcat franceze u tërhoqën më 22 dhjetor.

Franca dhe Nigeri kanë mbajtur marrëdhënie të tensionuara që nga grushti ushtarak, korrikun e kaluar dhe përmbysja e Presidentit Mohamed Bazoum. Ushtria që mori pushtetin më 26 korrik kërkoi tërheqjen e trupave franceze, rreth 1500 burra të ngarkuar me kundërshtimin e xhihadistëve dhe pezulloi disa marrëveshje dypalëshe ushtarake me Parisin. Regjimi ushtarak njoftoi gjithashtu në fund të gushtit dëbimin e ambasadorit francez Sylvain Itte, i cili u detyrua të qëndrojë për rreth një muaj brenda godinës së ambasadës, derisa u largua përfundimisht nga vendi.

Ambasada do të vazhdojë aktivitetet e saj nga Parisi. Mbi të gjitha, ajo do të ruajë lidhjet e saj me qytetarët francezë që jetojnë në Niger dhe me organizatat joqeveritare të përfshira në sektorin humanitar, të cilin ne vazhdojmë t’i financojmë“, shtoi ministria./abcnews.al