I dënuar për të mos zbritur më në tokë, Sali Berisha u shfaq në ballkonin e tij nga kati i 8-të, kur e njoftuan se një grusht mbështetësish të organizuar nga Foltorja kishin ardhur.
Pa pranga në duar, por i kyçur në shtëpi, lideri i foltores u përpoq të shiste shpresë përmes shenjave.
Shenjat ishin gjuha e vetme që u përdor edhe nga dhëndri, Jamarbër Malltezi, i cili pasi provoi qelinë, tani si i vjehrri është në arrest shtëpie për aferën “Partizani”.
E vetmja që mund të fliste me militantët e pakët, zbriti.
“Jam e bindur se për këtë vit Zoti ka bërë plane të mira për të shpërblyer demokratët”, u shpreh Argita Berisha.
Më pas, Berishës ja pasuruan gjuhën e shenjave, nga dy gishtat lart, tek flamur.
/abcnews.al/