Konsumi gjatë festave të fundvitit prek nivelet më të larta përgjatë gjithë vitit. Por sa kanë shpenzuar shqiptarët që zgjodhën të festojnë në shtëpi?
Nga një përllogaritje e vlerës së produkteve tradicionale që përdor një familje me të ardhura mesatare me rreth 4 anëtarë, në total shpenzimet arrijnë në 25-30 mijë lekë.
Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet qytetarët thonë se shpenzimet janë në varësi të mundësisë por në tryezat e tyre nuk ka munguar ëmbëlsira tradicionale bakllavaja apo gjeli i detit.
Po ka edhe nga ata qytetarë kryesisht pensionistë që shpenzimet për festën e ndërrimit të viteve ia kanë mbuluar fëmijët.
Por përtej kësaj ka edhe një sërë familjesh që kanë zgjedhur të festojnë në restorante ku kanë shpenzuar më shumë apo kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë.
SHPENZIMET KRYESORE PER VITIN E RI
Gjeli i detit 8 mije leke
Bakllava 2 mije leke
Mish vici 2 mije leke
Pije freskuese 3 mije leke
Pije alkoolike 3 mije leke
Fruta dhe perime 5 mije leke
Djathë 1 mije e 300
Proshute 1 mije leke
/abcnews.al/