“Person i veçantë, gjithmonë më mbështet”, Sadiku ka një dedikim special

schedule21:29 - 20 Tetor, 2019

schedule 21:29 - 20 Tetor, 2019

Armando Sadiku vulosi fitoren e Malagës në transfertën e sotme përballë Deportivo La Corunas. Ekipi ku aktivizohet edhe Keidi Bare (u aktivizuan të dy si titullarë) fitoi 0-2 dhe iu largua vendit të fundit.

Sulmuesi i kombëtares shënoi golin e dytë në minutën e 87-të. 28-vjeçari përfitoi nga një gabim i portierit vendas dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Goli i tretë në Segunda Division për Sadikun, i cili ka dhënë këtë prononcim pas ndeshjes.

Golin ia dedikoj Viktor Sanchezit, trajnerit të Malagës. Ai është një person shumë special për mua. Më ka mbështetur gjithmonë në stërvitje dhe ndeshje. Festova me të dhe gjithë shokët e skuadrës. Kemi kaluar një periudhë të keqe, por kemi punuar shumë gjatë javëve të fundit. Sot ia dolëm të siguronim tre pikët dhe rikthehemi të lumtur në shtëpi. Jam i lumtur për golin dhe shpresoj të vazhdoj kështu“, përfundon sulmuesi i Malagës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!