VIDEO/ Spektakël në “Anfield”, Liverpool mposht Newcastle me “poker”

schedule23:28 - 1 Janar, 2024

schedule 23:28 - 1 Janar, 2024

Liverpool ka arritur ta mposht Newcastle me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të vitit në Premier League.

Vetëm pas 18 minutash lojë, “The Reds” realizuan golin e parë me Luis Diaz, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Tre minuta më vonë, Liverpool pati mundësi të artë shënimi, megjithatë Mohamed Salah dështoi të realizonte nga penalltia.

Edhe miqtë ishin të pafat kur në minutën e 36-të iu anulua goli i Burn pozicion jashtë loje.

Liverpooli e nisi mirë pjesën e dytë, pasi Mohamed Salah realizoi për 1-0 pas asistimit nga Darwin Nunez në minutën e 49-të.

Por epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi Alexander Isak barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit nga Aron Gordon.

Në 20-të minutat e fundit u shënuan katër gola, duke filluar në minutën e 74-të, kur Diogo Jota asistoi te Curtis Jones që shënoi për 2-1.

Katër minuta më pas, Mohamed Salah asistoi për Cody Gakpon që shënoi për 3-1.

Por ndeshja kishte ende emocione, pasi në minutën e 81-të, Newcastle shënoi për 3-2 me Sven Botman.

Liverpool ishte i vendosur për fitoren dhe këtë e siguroi pak pa u mbyllur koha e rregullt me Mohamed Salah që nga pika e bardhë mposhti Martin Dubravkan për shifrat 4-2./h.ll/abcnews.al