SPECIALE/ Berisha, ose vdekja e PD. Historia e ish-kryetarit ishte nekrologjia e selisë blu

schedule11:12 - 1 Janar, 2024

schedule 11:12 - 1 Janar, 2024

Sali Berisha mbeti emri më i lakuar politik i vitit.

Por nga dhjetori në dhjetor, nga personalitet i dikurshëm, ai u shndërrua jo thjesht në personazh negativ, por protagonist për keq në tragjedinë e madhe të Partisë Demokratike, të cilën në fund e sulmoi fizikisht, e mundi dy herë elektoralisht, por me koston tragjike të ekzekutimit pa kthim të opozitës, për interesat e tija personale.

Por në fund as kjo, nuk e shpëtoi dot Sali Berishën, nga drejtësia e re.

I vetmuar, i izoluar dhe shumë shpejt i harruar, ai pret në shtëpi vitin e ri, derën të cilit kësaj radhe do ja hapë një polic./abcnews.al