Roma vazhdon të tregojë një nivel shumë të dobët futbolli, pasi dhe në takimin e sotëm kundër vendit të fundit, Sampdoria, nuk ia doli të fitojë. Romakët nuk shkuan dot më shumë se një barazim 0-0 në transfertë, edhe pse shiheshin si favoritë për të triumfuar.
Sampdoria ia doli të marrë një pikë të vyer, por mbeten ende në vend të fundit, me vetëm 4 pikë. Roma e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pasi i riu Kluivert, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të.
Në sfidën tjetër të orës 15:00, Udinese ka mposhtur Torinon në shtëpi. Bardhezinjtë e drejtuar nga Tudor morën tri pikë shumë të rëndësishme, falë golit të sulmuesit Okaka (42′). Me këtë fitore, Udinese barazon Torinon në numër pikësh, me 10 pikë, ndërsa të dy këto skuadra ndajnë vendin e nëntë dhe të dhjetë në renditje./abcnews.al
Serie A, java t8
Sampdoria – Roma 0-0
Udinese – Torino 1-0
Okaka 42′