Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit

schedule07:20 - 1 Janar, 2024

schedule 07:20 - 1 Janar, 2024

Shqipëria

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësira e shpeshta do të jënë prezente në të gjithë vendin, ku herë pas
here do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në veri dhe qënder të territorit. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin prezencë të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të rriten kostante në mëngjes por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17- 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas
mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat miniamle por një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 13°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor por në mbrëmjë pritet intensifikim i parametrit të erës.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV POR mundësia për reshje është thuasje zero. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të qëndrojnë kostantenë ortë e mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke u luhatur nga -1°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior por gjatë natës forcohet deri në 45 km/h.

Rajoni dhe Evropa

Europa Lindore do të përfshihet nga një siste vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të konsiderueshme dëbore. Nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme mbeten Ishujt Britanik dhe Europa Qëndore KU do të ketë reshje shiu dhe dëbore. Reshjet e dëborës më të dukshme do të jenë jenë në zonën e Alpeve të Europës. Po ashtu; Brigjet e detit të Zi do të mbizotërohen nga vranësira dhe shira intensivë. Ndërsa nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta paraqiten vendet Nordike si edhe gadishulli Iberik.