Kontrollonte trafikun e kokainës/ Ylli Didani prangoset në SHBA, drejtonte trafikun e drogës në 15 shtete

schedule13:44 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 13:44 - 31 Dhjetor, 2023

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal të shkatërruar së fundmi në operacionin “Bandi-Hammer” nga DEA, policia spanjolle dhe ajo holandeze

5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3 ton kokainë, sasi të kapura gjate dy viteve te fundit ne Soanje.

Sipas hetimeve ky grup drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën.

Ai është Ylli Didani, 45 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës.

Didani rezulton  i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria. Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Po ashtu rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1 ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.

Ne 2021 policia shqiptare i ka sekuestruar Didanit:

  • Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;
  • Një shoqëri sh.p.k;
  • 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!