Tërmeti me magnitudë 5.4 tronditi këtë të shtunë Bosnje dhe Hercegovinën. Qytetarët të frikësuar kanë dalë jashtë në ambiente të hapura.
Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen edhe momentet e lëkundjeve të forta të shkaktuara nga tërmeti.
“Ne jemi të frikësuar, të gjithë jemi në panik, shpresojmë që të ndalet me kaq”, tha një banor i Zenicës.