“Mësuesi i viti 2023″/ Manastirliu: Rritje historike pagash vitin e ardhshëm

schedule19:23 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 19:23 - 27 Dhjetor, 2023

Rritje pagash  do të përfitojnë mësuesit në të gjithë vendin  vitin që vjen.

Në cermoninë e vlerësimit “mësuesi i viti 2023”  ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se ajo do të jetë historike.

“Gjashtë mujorin e dytë, paga e mesatare e mësuesve do të jetë 950 euro”.

Rreth 4 mijë mësues do të  pasurojnë njohuritë e tyre  përmes një programi  kombëtar që nis vitin e ri.

Sistemit arsimor vitin që vjen do ti shtohen dhe 100 mësues special  ndërkohë sipas ministres së Arsimit ka nisur puna për modernizimin e kurikulës shkollore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!