Ish-sulmuesi i Interit, Alessandro Altobelli, foli për garën e titullit në Serie A midis Juventusit, Interit dhe Napolit. Në një intervistë për “il Roma”, Altobelli tha: “Juventus është gjithmonë skuadra për t’u mundur. Interi është forcuar shumë dhe unë mendoj se mbrojtja e tyre është ndër më të fortat në botë. Ata kanë një mesfushë të fortë dhe në sulm mund të përmirësohen.
“Lautaro dhe Lukaku janë të mirë si dyshe, por ata duhet të shënojnë më shumë. Nëse në fillim të sezonit vendosim Juventusin dhe Napolin në vend të parë e të dytë, nuk do të kishte asnjë polemikë, por tani Interi ka realisht shanse për të fituar titullin kampionat”, përfundoi ish-bomberi zikaltër./abcnews.al