Për “pazar” në Madrid, Juventus i “fiksuar” me “yllin argjentinas

schedule08:56 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 08:56 - 27 Dhjetor, 2023

Me “fantazistin” francez, Paul Pogba, të pezulluar për shkak të dopingut dhe talentin italian, Nicolo Fagioli të pezulluar nga gjykata sportiva, për vënie bastesh të palejueshme në futboll, “Bardhezinjtë” e Juventus janë të detyruar tashmë të hidhen në sulm për gjetjen e një mesfushori të ri, në merkaton e dimrit.

“Zonja e Vjetër” ka bërë ofertën e parë zyrtare, për “arkitektin” argjentinas të mesfushës, Rodrigo De Paul, mirëpo, “Los Colchoneros” të Atletico Madrid e kanë refuzuar në mënyrë të menjëhershme ofertën e “gjigantëve” italianë, me teknikut Diego Simeone, që e konsideron si një lojtar shumë të rëndësishëm të skemave të tij, 29-vjeçarin.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Bardhezinjtë” e Torinos as që kanë ndërmend të dorëzohen për sigurimin e shërbimeve të argjentinasit, teksa paraditen e kësaj të marte është mësuar se ps refuzimit të parë, bordi i Juvenuus po ideon një ofertë të re për kampionin e botës në fuqi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!