Verstappen befasohet në Portugali, kampioni i botës në Formula 1 nuk “lejohet” të drejtojë një Mercedes

schedule14:56 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 14:56 - 26 Dhjetor, 2023

Max Verstappen është padyshim ndër pilotët më të mirë të momentit në Formula 1, pasi me Red Bullin e tij ka fituar dy tituj kampionë radhazi, mirëpo pavarëisht shpejtësisë skëterrë, që makinat arrijnë në gara të tilla, sërish kjo gjë nuk mjafton, që 26-vjeçari holandez, të ngasë një makinë Mercedes-Benz GT, që arrin shpejtësinë 300 km/orë.

Ngjarja e çuditshme u regjistrua në Portugali, ku super-piloti i Red Bull shkoi për pushime së bashku me miqtë e tij dhe shkoi për të marrë me qera pikërisht makinën e lartpërmendur, mirëpo kompania që ofronte këtë shërbim, nuk ia mundësoi diçka të tillë dhe arsyeja mund të thuhet se ishte “e pabesueshme”.

Në Portugali duhet të kesh mbushur 30 vjeç për të pasur mundësinë të drejtosh një makinë që arrin shpejtësi të atillë. Natyrisht zhgënjyese për pilotin, por kompania është detyruar të zbatojë ligjin, teksa Verstappen është mjaftuar me një BMË M5 gjatë pushimeve të tij portugeze, makinë që gjithësesi arrin shpejtësine konsiderushme prej 250 km/orë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!