Bilanc tragjik në Gaza, rreth 21 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

schedule13:50 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 13:50 - 26 Dhjetor, 2023

Pothuajse 21,000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë. Përkatësisht, 20,915  janë vrarë dhe 54,918 janë plagosur.

Sipas të dhënave, 241 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit dhe 382 janë plagosur.

Rikujtojmë se Izraeli ka qenë nën presionin e SHBA-së për të ulur intensitetin e luftimeve në Gaza, për të reduktuar numrin e civilëve të vrarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!