Zjarri në qendrën tregtare/ Brataj: 42 persona në spital, 8 zjarrfikës dhe tre fëmijë. Nuk ka rrezik për jetën

schedule18:31 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 18:31 - 25 Dhjetor, 2023

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se 42 persona janë dërguar në spital për shkak të tymit që përfshiu pallatin shumëkatësh në të cilin ndodhet qendra tregtare që u përfshi nga zjarri mesditën e së hënës në Lushnje. Brataj u shpreh se tetë prej tyre zjarrfikës dhe tre fëmijë por nuk ka rrezik për jetën.

“Nga 42 persona, 8 personel zjarrfikës dhe tre fëmijë. Dy fëmijë e kanë lënë spitalin, një është në observim. Nuk ka kode të rënda të kuqe, nuk rrezikon njeri jetën. Ka thjesht intoksikime nga tymi. Nuk ka djegie. Janë krehur tre godina nëse ka akoma banorë. Nuk besoj se do të ketë pasoja për pacientët që janë në spital.

Fëmijët dy ishin 14 vjeç, një 8 vjeç që po mbahet nën observim.  Nuk ka kode të vështira në këtë moment. Janë kontrolluar tre godinat, dy anësore, tjetra është në gjysmë dhe brenda është personeli zjarrfikës. Po hapin çdo derë për të parë nëse ka ngelur njeri në këto ambiente. Deri tani nuk rezulton asnjë. Ka akoma tym.”, tha ai./abcnews.al