Manchester City luan në orën 18:30 në transfertë kundër Crystal Palace, një ekip që i ka prishur shumë punë sezonin e shkuar. Palace mposhti të besuarit e Guardiolës në “Etihad”, në një ndeshje spektakolare 2-3. Sot, “Cityzens” synojnë të rikthehen te fitoret pas asaj humbje 0-2 nga Wolverhampton.
Shanset për të triumfuar janë shtuar për Cityn, pasi Pep Guardiola ka në dispozicion dy titullarët e ekipit, Kevin De Bruyne dhe Benjamin Mendy. Mesfushori belg është shtylla e ekipit dhe pritet të jetë ideatori i çdo aksioni.
Ndërsa Mendy, ofron siguri në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka zëvendësuar në formacion ukrainasin Zinchenko. Francezi pritet të ketë një duel të vështirë me yllin e Palace, Wilfried Zaha./abcnews.al