Byro Politike: Bilanci politik i vitit 2017

schedule21:37 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 21:37 - 27 Dhjetor, 2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi: Skënder Gjinushi kreu i PSD; Astrit Patozi gazetar, ish-nënkryetar i PD; Alfred Peza ish-deputet i PS.
Diskutim për bilancin e ngjarjeve politike të vitit 2017. Një vit politikisht intensiv me tre zgjedhje që përcaktuan zhvillimet më të bujshme në vend. Zgjedhjet e Presidentit, zgjedhjet e parlamentare edhe zgjedhjet e Prokurorit të përhershëm të përkohshëm. Një shqyrtim mbi kriminalitetin dhe përplasjet e ndryshme politike.

Nga të ftuarit, 2017-a u konsiderua një vit depresiv politik. Seanca e fundit e parlamentit ishte epilogu i një dështimi në bllok. U vu re një ekzagjerim i të dy krahëve të politikës.
Gjithashtu u tha se mazhoranca dhe pse fitoi zgjedhjet humbi shumë nga legjitimiteti i saj.
Ndërsa opozita kishte humbje të lavdishme, por Lulzim Basha hyri në histori për keq, sipas Patozit.
Ky ishte viti i çadrës për opozitën, viti i timonit për mazhorancën dhe viti i çekiçit për reformën në drejtësi.

Me zgjedhjet e 25 qershorit, Rama dhe Basha ia dolën të spostonin partitë e vogla, gjithashtu dhe spostim i figurës dominuese të Berishës.
Të ftuarit u shprehën se politika sot është tripolare sepse Lulzim Basha ndau peshën dhe rolin me LSI-në.
Ndërsa ligji i dekriminalizimit përmbante një hipkrizi brenda sepse Shqipëria ka akoma problem paprekshmërinë e rangjeve të larta.

Patozi u shpreh se në vijim do të jetë një vit dinamik, pasi PD është e vetmja parti politike që mund të bëjë një debat të shëndetshëm.
Ndërsa sipas Pezës, në 2018-n pritet të japi efekt zgjedhja e Prokurores së përkohëshme dhe përmirësimet politike për portofolin e çdo shqiptari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!