Gazetari gjen letrat e shqiptarëve për Babagjyshin në ‘shtëpinë’ e tij, në Lapland. Udhëtimi i pazakontë

schedule10:58 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 10:58 - 25 Dhjetor, 2023

Babagjyshi dhe dëbora e dendur e kanë shndërruar Laplandin, një qytezë të vogël në Finlandë, në një parajsë të festave të fundvitit, duke bërë që qyteti të jetojë vetëm falë turizmit, edhe pse industria është goditur rëndë nga 2 vite pandemi.

Gazetari Ardit Toca, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, tregoi emocionet që ka përjetuar gjatë vizitës që bëri në Lapland, i cilësuar ndryshe si “Shtëpia e Babagjyshit”. Ai tha se temperaturat ishin shumë të ftohta me disa gradë nën zero.

“Në fakt më shumë ishte kuriozitet. Vendosëm me disa miq, që vendosëm ta vizitojmë të paktë, sepse është një nga ato vendet që duhet vizituar njëherë dhe periudha me ë mirë vendosëm që të ishte fillimi I dhjetorit, sepse menduam se nuk do kishte aq shumë turistë. Ishte pak atmosferë e vakët më thënë të drejtën. Temperaturat atje ishin shumë më të ulëta, -6 deri në -9 gradë Celsius I kapën ne, por që ndjehej deri në -13 gradë Celsius”, tha ai.

Ai e përshkroi dukjen e “Babagjyshit”, ndërsa tha se ishte shumë miqësor me fëmijët.

“Fshati i babagjyshit specifikisht, e gjithë pjesë e Laplandit, po përpiqen shumë te jenë miqësor me mjedisin dhe nuk i kanë shumë qejf turistët. 300 mijë vizitorë është numri i vizitorëve që e shohin në vit, kam përshtypjen se shkojnë  nga  nëntori dhe qëndrojnë deri në 2-3 janar sa është i hapur fshati. Ishte edhe radha për të bërë foto, për ta parë. Babagjyshi ishte i shëndoshë dhe me mjekër të bardhë dhe shumë miqësor me fëmijët”, tha ai.