VLORË- Përfshihet nga flakët një banesë ne lagjen pavarësia të qytetit të Vlorës. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se si pasojë e zjarrit janë shënuar dëme materiale në banesë.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.