Një lokal i ndërtuar mbi ujë në Beograd është fundosur. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se lokali i quajtur “Kartel” është fundosur në lumin Sava. Në momentin kur ndodhur ngjarja, kafeneja ishte e mbushur me qindra persona.
Sipas informacioneve të dhëna nga kreu i Departamentit për Gjendje të jashtëzakonshme në Serbi, fatmirësisht nga ky incident nuk ka viktima.
View this post on Instagram
Raportohet se 114 persona janë evakuuar, ndërsa u angazhuan 30 zjarrfikës dhe pesë ekipe të specializuara të shpëtimit.
View this post on Instagram