Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Lulzim Kusin, xhaxhain e vëllezërve Kusi që vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj. Griseldo dhe Albano Kusi janë shpallur në kërkim dhe për ta ka një masë sigurie arrest me burg në mungesë. Burime i thanë ABC News se vëllezërit Kusi nuk janë larguar nga territori ynë.
I gjetën kallashnikov dhe disa karikatorë me fishekë në shtëpin që kishte në fshatin “Allgjatë”, Gjykata e Tiranës i cakton masën e sigurisë “Arrest me burg” Lulzim Kusit, xhaxhait të vëllezërve Kusi që vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj teksa kryente punime në vilën e tyre.
Lulzim Kusi u arrestua më 17 tetor, pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje. Arma kallashnikov është gjetur rreth një muaj më parë gjatë kontollit që po kryenin uniformat blu për kapjen e dy nipave të tij.
Lulëzim Kusi ka deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë në dijeni të armës, pasi në atë banesë ka vite që nuk jeton njeri. Gjithashtu polica ka kryer edhe ekspertizën e armës dhe ka rezultuar se kishte shumë kohë që nuk ishte përdorur.
Fisi Kusi është një emër i njohur për policinë. Rreth tre muaj më parë Griseldo Kusi vrau më armë 26-vjeçarin Indrti Çela për shkak të një tubi kondicioneri. Griseldo u largua me ndihmën e të vëllait Albano nga vendi i ngjarjes.
Vëllezërit Kusi janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ka një mase sigurie arrest me burg në mungesë në ngarkim të tyre. Unifomat blu bënë me dije asokohe se vëllezërit mund të jenë larguar jashtë Shqipërisë. Burime nga Prokuroria i thanë ABC Neës se Griseldo dhe Albano Kusi janë të fshehur brenda vendit tonë.
Lulzim Kusi është vëllai i Durim Kusit, i cili është paguar për të vrarë kushëririn e Astrit Avdylit, Dritan Avdylin. Përplasjet midis dy fiseve kanë vazhduar me një sërë vrasjesh për hakmarrje. /ABC News Albania