Bylis dominues në Gjirokastër, por nuk ia doli të shënonte në portën e Luftëtarin. Një lojë që duhet thënë se ishte e hapur, me miqtë më këmbëngulës. Rastet për gol ishin disa, ndërkohë që pati edhe një të dëmtuar.
Saliou Guindo trembi ballshiotët, pasi në minutën e tretë u rrëzua dhe la fushën e lojës i dëmtuar. Më pas u dërgua me autoambulancë në spitalin e qytetit të Gjirokastrës. Për t’iu rikthyer fushës, dy minuta më pas ishte Ntephe ai që goditi tranversën shumë pranë portës. I njëjti lojtar u ndal edhe nga shtylla në pjesën e parë.
Ballshiotët ishin të pafat dhe sulmuan shumë për të gjetur rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër edhe Luftëtari doli disa herë përpara në kundërsulm dhe rrezikoi me Vyent dhe Filin. Ky i fundit u ndal në shtesë nga Goxha, i cili devijoi topin në vijën fatale dhe shmangu golin. Emocione në Gjirokastër, por asnjë në 45 minuta.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E shtunë, më 19 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Luftëtari-Bylis 0-0
LUFTËTARI: Qyrani, Lala, Isufi, Demo, Prikas, Açka, Rapo, Renja, Dushkaj, Vyent, Fili. (Në dispozicion: Basha, Kukaj, Hyseni, Ahmetaj, Oshafi, Qato, Çela, Hilgen, Ziaj). Trajner: Giorgos Marantas
BYLIS: Hidi, Ymeralilaj, Goxha, Janku, Peposhi, Murataj, Mëllugja, Barjamaj, Ntephe, Guindo (Celis 8′), Qardaku. (Në dizpocion: Miraka, Ndreca, Hadroj, Aliaj, Ujka, Mbiobe, Opoku). Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridigert Cokaj, Ani Koçiaj, Kreshnik Barjamaj
Kartonë të verdhë: Lala 3′, Prikas 9′ / Ntephe 34, Janku 36′
/abcnews.al