Fundviti kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në atdhe për të kaluar ditët festive.
Vetëm gjatë orëve të fundit, në pikën kufitare të Kapshticës, kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185 ndërsa në atë të Qafë-Thanës kanë hyrë 2145 shtetas dhe kanë dalë 2512 të tjerë.
“Në të dyja anët e kufirit punohet me kapacitet të plotë por që trendi i lëvizjes është në rritje gjatë orës së pasditeve. Kulmi pritet të jetë ditën e nesërme në ditën e Krishtlindjes. Janë marrë masat, është shtuar numri i sporteleve në 6 në hyrje dhe në dalje. Besoj se ky trend do të vazhdojë. Për 20 minuta kalon anën tjetër të kufirit“, raporton gazetari Roland Beqiraj.
Pritet që fluksi i lëvizjeve ndërkufitare të rritet në ditët në vijim./abcnews.al