Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prokuroria e Posaçme depoziton rekursin në Gjykatën e Lartë: Abi në qeli!

schedule10:59 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 10:59 - 22 Dhjetor, 2023

Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, ku kërkon rikthimin e tij në qeli.

Më herët, Gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Jamarbër Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani. Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se u gdhi brenda natës milioner mbi një truall të marrë shtetit paligjshmërisht dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani.



Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të  janë ngritur 17 kulla./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!