Për një moment u duk se gjithçka u rikthye në stabilitet, mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Pas vetëm 6 javësh, “gjigantët” turq të Besiktas kanë vendosur të shkarkojnë tekniku turk, njëkohësohet një “legjendë” e klubit, Riza Çalimbay nga stoli i “Shqiponjave” dhe kjo për shkak të humbjes, së të enjtes që sapo lamë pas, ndaj skuadrës së Alanyaspor.
Çalimbay mori detyrën më 10 nëntor, duke zëvendësuar të riun Burak Yilmaz, i cili kishte vetëm një muaj në këtë pozicion, me ish-sulmuesin, që në krahun tjetër kishte zëvendësuar “veteranin” e stolin, Senol Gunes, i cili kishte qëndruar një vit, duke e çuar kështu në pesë numrin e trajnerëve, që klubi ndërron brenda 2 viteve.
Me ardhjen e tij në krye të pankinës së Besiktas, 60-vjeçari, Çalimbay e pranoi menjëherë se skuadra “nuk është në gjëndje të mirë”, mirpo bëri gjithckca në mënyrë pozitive, duke i ngritur “Shqiponjat”, në vendin e 3-të të kampionatit, megjithatë asgjë nuk shkoi siç duhet me klubin, që shkarkoi ish-“yllin” e klubit, pas vetëm 7 ndeshjesh, në tilcat siguroi 3 fiotre, 1 barazim e 3 humbje. /i.m /abcnews.al