Rusia kryen sulm të madh me dronë në Kiev

schedule09:24 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 09:24 - 22 Dhjetor, 2023

Ushtria ruse sulmoi me dronë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të premten në mëngjes, duke i plagosur dy persona dhe duke shkaktuar dëme në prona.

Ky ishte sulmi i gjashtë i tillë në kryeqytetin ukrainas këtë muaj dhe pjesë e një tufe të madhe dronësh të cilët i goditën pjesë të Ukrainës qendrore, jugore dhe perëndimore, thanë forcat ajrore ukrainase.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se i rrëzoi 24 prej 28 dronëve të cilët e sulmuan.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, shkroi në Telegram se një dron e kishte goditur një ndërtesë banimi në rrethinën Solomianski, në jug të qendrës së qytetit, duke shkaktuar zjarr në katet e sipërme të saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!