Crystal Palace do të presë sot pasdite kampionët e Manchester City. Një ndeshje shumë e vështirë për ekipin e Roy Hodgson, i cili do të ritakohet me Rahem Sterling. Trajneri i njohur ishte i pari që e aktivizoi gjatë kohës kur ishin pjesë e Liverpoolit.
72-vjeçari i rikthehet kujtimeve në lidhje me sulmuesin e ekipit të Guardiolës. Daily Mail tregon edhe dëshirën e Hodgson. Ky i fundit vazhdon ta adhurojë Sterling dhe shpreson që në këmbim të marrë një ndeshje të dobët të kundërshtarit të sotëm.
“Sterling ka qenë gjithmonë një mesfushor fantastik, shumë punëtor dhe shumicën e ndeshjeve i ka bërë të mira. Ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Jam ndjerë keq nga kritikat që merrte. Askush nuk duhet të ketë dyshime për cilësitë e tij dhe Rahem nuk duhet ta humbasë kurrë besimin te vetja.
Po luan në një ekip që sulmon pafund, kështu që arrin lehtësisht të shënojë gola. Di të them që edhe pjekja e tij në aspektin njerëzor ka qenë diçka e bukur për t’u parë. Ka marrë përgjegjësi në ekip, por edhe në luftën kundër racizmit. E admiroj, shpresoj të ma kthejë mbrapsht duke luajtur keq përballë nesh“, përfundon trajneri i njohur anglez. /abcnews.al