Nuk ka fitues në supersfidën e Kategorisë së Parë, Elbasani e Bylisi e mbyllin në “paqe” vitin 2023

schedule20:16 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 20:16 - 21 Dhjetor, 2023

Konsiderohej si përballja, që do të “zbulonte” fituesin e këtij edicioni të Kategorisë së Parë, mirëpo deri më tani nuk ka një të tillë. Elbasani dhe Bylisi e kanë mbyllur në barazimin, 1 me 1, supersfidën e javës së 16-të të Kategorisë së Parë, në “Elbasan Arena”, sfidë kjo që ishte e fundit për këtë vit kalendarik, për këto skuadra.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Verdheblutë” e Elbasanait, falë “bomberit” Bedri Geca, në minutën e 26’-të të sfidës, avantazh që zgjati deri në minutën e 57’-të të pjesës së dytë, ku Kibe barazoi gjithçka për “Ballshiotët” e vetëm 8 miunta më vonë Aboubacar Camara dërgon topin në rrjetë për të përmbysur gjithçka, përmbysje e cila zgjati vetëm 3 minuta, me ish-kapitenin e “Demave” të Partizanit, që “vulosi” përfundimisht barazimin, 2 me 2.

Pas këtij rezultati, “Ballshiotët” e Bylis ngjiten në kuotën e 39 pikëve, duke e mbyllur këtë vit kalendarik, si kampione dimri, teksa ka arritur të grumbullojë 3 pikë më shumë se “Verdheblutë” e Elbasanit, me dy ekipet, që shihen si favoritet për të fituar ngjitjen në mënyrë automatike, në Kategorinë Superiore, sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al