Sulmi në Pragë, Ursula von der Leyen: E tronditur nga ngjarja, qëndrojmë me popullin çek!

schedule17:58 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 17:58 - 21 Dhjetor, 2023

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një universitet në Pragë, ku një person qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ursula von der Leyen ka theksuar se është e tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

“Të tronditur nga dhuna dhe të shtënat me armë që morën disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek. Ne qëndrojmë me ju”, ka thënë presidentja e KE-së.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!