Satilno Basho u arrestua dy ditë më parë sëbashku me vëllain e tij Tesi mbi të cilin rëndojnë një mori akuzash duke u skeduar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë.
Satilno doli sot para trupës gjykuese të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg”.
Një ndër akuzat që rëndon ndaj tij është edhe ajo e gjobvënies, për të cilën avokati reagoi ashpër.
Ai tha se nëse ka gjobvënie është bërë nga i vëllai Tesi Basho.
Prokurori Anton Martini kërkoi arrest me burg dhe argumentoi se sipas kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., sipas të cilit Santilo Basho i ka bëre presion për ti dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.
Mësohet se dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin. Por kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Santilo Basho i cili i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.
“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”.
Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti ske lidhje me këtë gjë”. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”, tha Santilo Basho në gjykatë.
Kurse avokati i tij mbrojtës teksa kërkoi pushimin e çështjes u shpreh:
“Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme”.