Dhjetë të burgosur palestinezë në këmbim të një pengu izraelit. Ky është propozimi i shkëmbimit në tryezën e bisedimeve midisa Izraelit dhe Hamasit, sipas gazetës libaneze al-Akhbar.
Por Izraeli e kushtëzon “dritën jeshile” në verifikimin e emrave të pengjeve në listë. Sipas gazetës, që citon burime egjiptiane, Kajro i ka kërkuar Hamasit një përditësim mbi statusin e 40 pengjeve që Izraeli dëshiron të lirojë fillimisht, gra, të moshuar dhe të sëmurë.
Gazeta e afërt me Hezbollahun shton se ndërmjetësit amerikanë i kanë thënë Katarit se po i bëjnë presion Izraelit që të japë një armëpushim më të gjatë se pauza njëjavore e dhënë nga fundi i nëntorit deri në dhjetor, si dhe hyrja e sasive të mëdha të ndihmave./abcnews.al