Teksa Kuvendi pritet të votojë pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës, ky i fundit ka thirrur protestë, e cila ende nuk ka nisur.
Ndërkaq, Berishës i kanë shkuar në zyrë dy deputetë mbështetës të tij, Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati, teksa oborri i selisë është i boshatisur, pa asnjë mbështetës.
Berisha ka thirrur një protestë që do të zhvillohet para Kuvendit, pasi kundërshton arrestimin.
Forca të shumta të policisë janë vendosur para Kuvendit, në pritje të nisjes së protestës, për të garantuar rendin.
Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese shuajti shpresat e Sali Berishës, që përmes saj, të shtynte në kohë heqjen e imunitetit dhe vendimin e pritshëm të arrestimit të tij./abcnews.al