Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për të pezulluar masat shtrënguese për Berishën, Ivi kaso: Vendim anti-kushtetues!

schedule20:28 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 20:28 - 20 Dhjetor, 2023

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për të pezulluar masat shtrënguese për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë në “Real Story” në ABC, përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso e ka quajtur antikushtetuese vendimin e gjykatës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë intervistës Ivi Kaso tha se ka zhbërë nenin 134 pika c të Kushtetutës.

“Vendimi i Kushtetues i gabuar dhe antikushtetues. Çështja në të kundërt të asaj që është trumbetuar se është personale e Berishës, nuk ishte farë kjo. Jam i shqetësuar pasi Gjykata Kushtetuese duke pasur parasysh presionin, ka zhbërë nenin 134 pika c. Kur mundet kjo të zbatohet. E drejta e 1/5 për të çuar çfarëdo çështje përpara Gjykatës Kushtetuese. Duhet ta sjellë Kuvendi thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo që ka ndodhur sot shumë e rëndë. Në rastin e Saimir Tahirit Kuvendi ka ushtruar një kompetencë, ka nxjerrë një vendim. Ngrihet SPAK dhe GJKKO dhe thotë e ushtroj vetë, nuk ka nevojë ta ushtrojë Kuvendi. Na dalin organet e reja të drejtësisë dhe e interpretojnë ndryshe. Nga pikëpamja e kushtetutës ishte kjo kërkesa e opozitës, për të mbrojtur interesin më të lartë”, tha ai.



/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!