Pasi ka deklaruar se mund të mos e njohë vendimin e gjykatësve, të pas së enjtes, Berisha shkon më tej me parashikimin e tij. Kur parlamenti do të votojë për të dhe ai do të protestojë para Parlamentit, Berisha thotë se do e arrestojnë. Pra, tejkalon masën e arrestit në shtëpi, që është vendimi më i mundshëm, dhe kalon tek masa e sigurisë më e rëndë, atë të arresitit në burg.
“Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë”
Por sërish kjo nuk ia heq bindjen në fitore në të ardhmen.
“Unë do drejtoj me vendosmëri drejt fitores”
Berisha thotë se ndaj tij nuk ka asnjë provë dhe i gjithë procesi për partizanin, është I dirigjuar politikisht për ta goditur atë, si lider opozite. Në këtë rast, tabelja e qitjes është prokurori i cështjes së tij, Arben Kraja.
“Nuk e dija që sigurimi ka pasur shkollë natën, por ata e kanë pasur pa shkollë, e kanë pasur rrjetin e punonjësve, merrnin nga shkolla, por merrnin edhe të tjerë, dhe këta që i merrnin, i shkollonin. Ky ka pasur shkollë, ky ka shkuar nga pasioni i tij, ka pasur pasion spiunimin për sigurimin dhe është futur në shkollë”
Këtë të mërkurë ai shtoi akuzat ndaj gjykatës së posacme dhe paralajmëroi protestë para spak, por pa dhënë asnjë ditë se kur ky tubim mund të ndodh./abcnews.al

